Shoqëria Salliu 2G ofron një larmi të gjerë shërbimesh duke ju përshtatur kërkesës specifike të çdo klienti dhe duke plotësuar çdo nevojë. Duke qënë pjesë e Masterplast Group, Salliu 2G është i specializuar në termoizolimin e fasadave, duke siguruar një kursim energjie deri në 30 %.
Termoizolimi i fasadave siguron ruajtjen e temperaturave në dimër duke siguruar një shtepi dhe ambjent të ngrohtë. Gjithashtu duhet përmendur që edhe në ditët e nxehta të verës termoizolimi siguron një shtëpi të freskët. Salliu 2G ofron çdo produkt i cili implementohet për të realizuar termoizolime termike, akustike dhe hidrike duke siguruar ambjente komforte, të rehatshme dhe të sigurta.
Brenda shërbimeve tona përfshihet prodhimet dhe importet-eksportet më kualitative që mund të gjenden në treg për momentin, duke siguruar cilësi dhe siguri. Gjithmonë cilësia paguhet por tek ne me të njëjtin çmim mund të gjeni cilësinë më të lartë që kërkoni.
Materialet tona janë të shumëllojshmë dhe me një emër të madh si Masterplast Group i cili na përkrah dhe na siguron më të mirat në qarkullim, përdorja e tyre bëhet e domosdoshme për të gjithë ata të cilët kërkojne rehatinë që kanë ëndërruar në ambjentin ku do të jetojnë. Të gjitha materialet duke nis që nga ato elementaret janë të testuara, të kontrolluara për të plotesuar cdo kusht cilësie dhe sigurie.
Një nga fazat kryesore të shërbimeve të Salliu 2G është dhe proçesi feedbackut dhe follow up të klientëve. Çdo moment kontrollojmë materialet që kemi tregetuar duke ju ofruar gjithë klientëve tanë suportin teknik, asistencë dhe ndihmë të menjëhershme kur kërkohet. Nëpërmjet një sistemi profesional shitjesh mundohemi të arrijmë objektivat tona afatshkurtra dhe afatgjatë duke siguruar përherë kënaqësinë e klienteve tanë.
Nëpërmjet sherbimeve tona synojmë të arrijmë ta zhvillojmë më tepër aktivitetin tonë dhe të plotesojmë vizionin ynë për të ardhmen. Salliu 2G është një shoqërie e cila ne çdo shërbim që ofron i kushton një rëndësi të madhe dhe të ardhmes duke u përpjekur për të qënë edhe më të mirë, më efektiv dhe më prodhues.