Informacion shtesë
Furnitori | BEKAMENT |
---|---|
Paketimi | 10L |
Boje plastike BK-Delux Semi Matt:
-Fuqi mbuluese.
-Rezistencë të shkëlqyer ndaj gërryerjes, derdhjes.
-Mund te pastrohet me uje.
-Aplikohet për mbrojtjen dekorative të sip të brendshme të mureve/tavaneve në ndërtesa banimi, biznesi dhe publike, si dhe aty ku ka nevojë për pastrim të herëpashershëm të sipërfaqeve të mureve.
-Boje ekologjike
-Nuk permban tretes organik.
-Nuk eshte e demshme per shendetin e njeriut.
Perdorimi:
Sipërfaqja në të cilën do të aplikohet duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e impregnuar me nënshtresën BK-Podloga. Boja përgatitet duke shtuar afërisht 5-10% ujë (0,05-0,1 l ujë për një paketim prej 1 l, 0,125-0,25 l ujë për një paketim prej 2,5 l, 0,25-0,5 l ujë për një paketim prej 5 l, 0,5-1 l ujë për një paketim prej 10 l) dhe duke përzier mirë deri në homogjenizimin e plotë. Aplikohet zakonisht me një rul me qime të shkurtra ose, në qoftë se është e nevojshme, me furçë ose spërkatëse, zakonisht në dy shtresa. Shtresa e dytë aplikohet pas tharjes së plotë të shtresës së parë, e cila në kushte normale (T = +23-25 ºC, lagështia relative = 50-60%) kërkon 4-6 orë. Nuk lejohet korrigjimi i mëvonshëm i ngjyrës gjatë procesit të aplikimit (hollimi shtesë, shtimi i pigmentit etj.).
Konsumi:
Afërsisht 65-75 ml/m2 për dy shtresa.
Furnitori | BEKAMENT |
---|---|
Paketimi | 10L |