Informacion shtesë
Furnitori | BEKAMENT |
---|---|
Paketimi | 25 kg |
Ngjitës fleksibël i bardhë për ngjitjen e pllakave EPS dhe MW dhe rrjetave përforcuese.
Ngjitës mineral me bazë çementoje të bardhë, që ka për qëllim ngjitjen e elementeve prej polistiroli, për vendosjen e rrjetës së armaturës dhe për nivelimin e gjithë sipërfaqes së fasadës. BK-StirolFix White përdoret si shtresë bazike, pra si ngjitës për përforcim në kuadër të sistemit Bekatherm Standard termoizolues. BK-StirolFix White mund të përdoret edhe për ngjitjen e pllakave termoizoluese nga EPS dhe MW.
Pergatitja:
Përgatitja realizohet duke bashkuar pluhurin me rreth 26-28% ujë ( 6,5-7l ujë për 25kg) deri në homogjenizim të plotë. Masa duhet lënë të qëndrojë rreth 10 minuta dhe pastaj të përzihet përsëri që të krijohet një ngjitës me trashësi të përshtatshme. Ngjitësi i përgatitur vendoset në pllakat termoizoluese dhe pastaj pllakat ngjiten duke u shtypur lehtë mbi sipërfaqe. Gjatë armatimit ngjitësi vendoset me mistri me dhëmbë çeliku në sipërfaqen (madhësia e dhëmbëve 8-10 mm) e polistirolit të pastruar nga pluhuri. Në këtë mënyrë i vendosur, ngjitësi i freskët vendoset në rrjeta të armaturës nga lart poshtë (min. 10 cm përputhje mes shiritave). Pas tharjes e gjithë sipërfaqja nivelohet me një shtresë të re ngjitësi, në mënyrë që trashësia përfundimtare e shtresës së ngjitësit të jetë 4-5 mm. Ngjitësi duhet mbrojtur nga tharja shumë e shpejtë dhe nga ngrirja.
Shpenzimi:
rreth 5-6,5 kg/m2 për ngjitje dhe rreth 5-7 kg/m2 për nivelim, në varësi të kualitetit të nënshtresës, llojit të materialit termoizolues të përdorur.
Furnitori | BEKAMENT |
---|---|
Paketimi | 25 kg |